VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në SHBA, ku një 21-vjeçar është qëlluar pesë herë nga policia me pistoletë elektrike, ndërsa po përpiqej të shpëtonte nga vëllai i tij më i madh, i cili e mbante peng nën kërcënimin e një thike. Ngjarja ndodhi më 6 janar 2026 në Albany, Oregon, por është rikthyer në vëmendje pas padisë së ngritur nga i riu, Maverick Lyon, kundër efektivëve të përfshirë dhe autoriteteve lokale. Pamjet e kamerave të sigurisë në banesën familjare tregojnë momentet dramatike pas të shtënave. 21-vjeçari shfaqet i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, ndërsa përpiqet t’u shpjegojë policëve se kanë qëlluar personin e gabuar. “Qëlluat personin e gabuar, ai më mbante peng”, dëgjohet të thotë i riu në momentet pas plagosjes....
Burimi:
javanews.al