VIDEO/ Peka: Ajo që do luftonte krimin e organizuar bashkëpunonte me bandat, Rama të mbajë përgjegjësi politike
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV, komentoi dyshimet për bashkëpunimin e drejtueses së një institucioni të sigurisë me grupet e krimit të organizuar. Peka deklaroi se, pavarësisht detajeve që do të hetohen nga prokuroria, vetë fakti që personi i ngarkuar me Kushtetutë për të luftuar krimin e organizuar dyshohet se bashkëpunonte me bandat përbën, sipas tij, një dështim institucional. Ai kërkoi gjithashtu përgjegjësi politike nga Edi Rama. Peka theksoi se shkëmbimi i informacionit mes shërbimeve sekrete është një praktikë normale dhe se lufta kundër krimit të organizuar përbën një nga prioritetet kryesore të këtyre institucioneve. Por, sipas tij, shqetësimi qëndron te fakti se informacioni është shkëmbyer për banda të krimit të organizuar...
Burimi:
syri.net