VIDEO/ Një prekje e magjishme dhe goli i shënuar, Ernest Muçi feston te Trabzonspori

VIDEO/ Një prekje e magjishme dhe goli i shënuar, Ernest Muçi feston te Trabzonspori

Ernest Muçi po kalon një mbrëmje fantastike në kampionatin turk! Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën drejt rrjetës në përballjen mes Samsunsporit dhe Trabzonsporit, duke kontribuar në një pjesë të parë të shkëlqyer për skuadrën e tij. Muçi realizoi golin e parë në minutën e 28-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë Trabzonsporit avantazhin në transfertë. Një moment i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, i cili vazhdon të kërkojë protagonizmin në futbollin turk. Por goli i Muçit ishte vetëm fillimi i një pjese të parë të jashtëzakonshme për Trabzonsporin. Miqtë kanë arritur të shënojnë tri herë brenda 45 minutave të para, duke e vendosur Samsunsporin përballë një situate tepër të vështirë. Rezultati 0-3 në pushimin e ndeshjes tregon epërsinë e madhe të Trabzonsporit, që ka dominuar...