VIDEO – Nisja krasitja e pemëve në Unazën e Vogël të Shkodrës, Shabaj: Ishte kerkesë e komunitetit!
Ka nisur ndërhyrja për krasitjen e rreth 1 mijë drurëve tespi përgjatë Unazës së Vogël të Shkodrës, pas kërkesave të komunitetit. Ndërhyrja synon të rrisë sigurinë, veçanërisht gjatë motit të keq dhe stuhive, kur degët mund të shkaktojnë dëme apo të kthehen në rrezik për aksidente. Kurorat e dendura të pemëve pengojnë gjithashtu ndriçimin rrugor dhe dritën në banesat përgjatë zonës.Altin Shabaj, përgjegjës i Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër, thotë se kjo është faza e parë e ndërhyrjes, e nisur pas kërkesave të komunitetit. Në vijim, në kuadër të rehabilitimit të zonës, parashikohet heqja graduale e këtyre drurëve dhe zëvendësimi i tyre me lloje të tjera dekorative, më të përshtatshme për mjedisin urban.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com