VIDEO/ Ndodh edhe kjo, deputetët e PS-së votojnë nga shtëpia dhe makina
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, këtë të martë ka zhvilluar mbledhjen online, ku deputetët e Partisë Socialiste nuk ishin të pranishëm në sallë. Kjo është e çuditshme sepse Kryesia e Kuvendit funksionon. Deputetët Iris Luarasi, Ardit Bido, Piro Dhimo, Ramion Kurti, Kiduina Zaka, Etleva Budini, Alma Selami, etj., zhvilluan diskutimet e tyre online “si në kohë lufte’, ndërsa opozita e bojkotoi Komisionin.
Burimi:
kohajone.com