VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve
Pamje tronditëse nga sulmi me armë zjarri në Krakov të Polonisë janë publikuar nga mediat e huaja. Në pamje, shfaqet momenti kur 25-vjeçari ndalon makinën në një kryqëzim. Fillimisht dukej çdo gjë e qetë, derisa autori nxjerr një armë. Nga dritarja e makinës, i riu qëllon drejt qytetarëve. Menjëherë, ai qëllon një prej kalimtarëve, i cili bie në tokë. Të shtënat me armë shkaktojnë menjëherë panik, teksa njerëzit largohen me shpejtësi nëpër rrugica. Ngjarja e rëndë u shënua në Poloni. Si pasojë e sulmit, 6 persona ndërruan jetë. Ndërsa, autori dyshohet se më herët kishte vrarë tre pjesëtarë të familjes në banesë. Dyshohet se i riu ishte ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë.
Burimi:
javanews.al