VIDEO/ Ministri Jaupaj: Buxheti i ri i BE-së duhet të mbështesë standardet mjedisore të vendeve kandidate
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në takimin rajonal të kryenegociatorëve për integrimin në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Shkup. Ministri Jaupaj informoi përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, se në fokus të takimit ishte buxheti i ri i Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034. Jaupaj bëri të ditur se në takim, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, po diskutohen çështje që lidhen me procesin e integrimit evropian, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet dimensionit mjedisor. “Buxheti i ri i Bashkimit Evropian do të duhet të parashikojë edhe mekanizmat e duhur për vendet të cilat do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, siç është Mali i Zi dhe Shqipëria, në formën e kryesuesve që ndodhemi sot”, u...
Burimi:
kohajone.com