VIDEO/ “Më kapën nga krahët, më morën telefonin dhe më kërcënuan me arrestim!” – Gazetari Osman Stafa nuk kursehet nga Policia

VIDEO/ “Më kapën nga krahët, më morën telefonin dhe më kërcënuan me arrestim!” – Gazetari Osman Stafa nuk kursehet nga Policia

Gazetari i News24, Osman Stafa, denoncon një rast intimidimi dhe kërcënimi nga punonjës të Policisë së Shtetit, teksa po filmonte një ndërhyrje të uniformave blu ndaj një qytetareje pranë Piramidës në Tiranë. Në një reagim, Stafa rrëfen se gjithçka nisi pasi një punonjës policie iu afrua dhe e pyeti se përse po filmonte. Gazetari i është përgjigjur se, në cilësinë e tij si gazetar, ka të drejtë të filmojë veprimet e policisë në hapësira publike. Sipas tij, polici e ka kërcënuar se do ta shoqëronte në komisariat, me pretendimin se nuk mund të filmonte një punonjës policie.     Stafa tregon se, pasi ndezi sërish telefonin për të dokumentuar situatën dhe për të pyetur arsyen e kërcënimeve, u rrethua nga disa persona civilë, të cilët,...