‘VIDEO-mania’/ Kalaja: Qeveria ka nisur operacion shpëlarjeje truri për të mbuluar çështjet e mëdha

‘VIDEO-mania’/ Kalaja: Qeveria ka nisur operacion shpëlarjeje truri për të mbuluar çështjet e mëdha

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe publikimin e një serie videosh që ditët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. I ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, Kalaja tha se ajo që po ndodh nuk duhet trajtuar thjesht si një histori me përmbajtje rozë, por si pjesë e një përplasjeje më të gjerë politike. Sipas tij, videot po përdoren si instrument presioni dhe shantazhi mes palëve. ‘Video është një mjet shantazhi që funksionon për vazhdimësinë e pisllëkut të pushtetit që këta do të vazhdojnë më përpara’, u shpreh Kalaja. Ai e përshkroi situatën si një lloj ‘paqeje të armatosur’, ku palët, sipas tij, disponojnë materiale komprometuese ndaj...