VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

Pas disa ankesave se pacientët nuk po merrnin kujdesin e duhur, Carlinhos da Pedreira, kryetari i bashkisë së Barreiros në Brazil, hyri papritur në Spitalin Bashkiak “Jailton Messias de Albuquerque” natën e 4 nëntorit. Gjatë inspektimit, ai gjeti repartin e urgjencës plot, por vetëm një nga tre mjekët që ishin në shërbim po merrej me pacientët. Më pas, kryetari i bashkisë urdhëroi hapjen e një dhome pushimi që ishte e mbyllur me çelës. Brenda saj gjeti një mjek dhe një mjeke. I zemëruar, ai i akuzoi ata se po shkëmbenin intimitete gjatë orarit të punës, duke u thënë: “Kjo që po bëni është e papranueshme. Reparti i urgjencës është plot, ndërsa ju jeni duke fjetur dhe duke u marrë me romanca këtu.” Momenti u filmua...