VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin
Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u sulmua me gaz lotsjellës ndërsa përpiqej të qëndronte si “mburojë” para studentëve dhe nxënësve që protestonin për situatën në shkollat franceze. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, kryetari i bashkisë dëgjohet duke iu drejtuar forcave të policisë duke thënë “ndalo, ndalo”, duke u kërkuar atyre të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve. Protestat u zhvilluan në të gjithë Francën, me mësues, prindër dhe nxënës të shkollave të mesme që dolën në rrugë, me kryeministrin, Sébastien Lecornu, duke folur për protestat më të dhunshme të studentëve në dekada. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë uji në protesta në qytete duke përfshirë Parisin, Strasburgun, Rennes dhe Tuluzën. Marshimet tërhoqën më shumë se 250,000 njerëz në dhjetëra qytete, tha...
Burimi:
javanews.al