VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur që prej datës 2 nëntor në portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare. Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta. Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare. Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga deti dhe...