VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

Një zbulim i pazakontë është bërë gjatë kontrollit të vilës luksoze të ish-presidentit të Paraguajit, Santiago Peña, në qytetin San Bernardino. Agjentët e prokurorisë dhe policisë kanë zbuluar një kasafortë të fshehur pas një muri të rremë, por nuk kanë arritur të depërtojnë brenda saj për shkak të sistemit të sofistikuar të sigurisë. Sipas mediave paraguajane, hetuesit zbuluan fillimisht një korridor të fshehtë në njërën prej dhomave të rezidencës, i cili të çonte drejt një dere të blinduar. Ajo është e pajisur me një sistem sigurie të nivelit 7 dhe kërkon kalimin e katër mekanizmave të ndryshëm për t’u hapur. Sistemi përfshin njohjen e fytyrës ose të irisit të syrit, identifikimin përmes gjurmëve të gishtërinjve, një kod PIN dhe çelësa të posaçëm mekanikë të tipit...