VIDEO/ Hoxha: Një grup juristësh po dokumentojnë dhunën policore, dosja do shkojë te ndërkombëtarët dhe SPAK

VIDEO/ Hoxha: Një grup juristësh po dokumentojnë dhunën policore, dosja do shkojë te ndërkombëtarët dhe SPAK

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, vlerësoi nismën e një grupi juristësh dhe avokatësh të pavarur, të cilët po dokumentojnë denoncimet për dhunën policore ndaj protestuesve. Sipas tij, materialet e mbledhura do t’u referohen organeve të hetimit, përfshirë SPAK-un, si dhe organizatave ndërkombëtare. Hoxha tha se juristët po mbledhin denoncimet e familjarëve dhe protestuesve që janë shoqëruar, arrestuar apo dhunuar nga policia, si dhe fotografi, video dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale dhe në media. Ai theksoi se i gjithë dokumentacioni do të mblidhet dhe do t’u përcillet institucioneve përkatëse, edhe nëse policia, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore apo prokuroria nuk i referojnë vetë rastet. ‘Kjo që po bëjnë ky grupi i juristëve dhe avokatëve të pavarur, është...