VIDEO/ Goditi shefin e komisariatit, por nuk pati denoncim. Zbardhet çfarë ndodhi në Durrës
Më shumë detaje janë bërë publike në lidhje me përplasjen e filmuar në një prej rrugëve të Durrësit, pamje të cilat u publikuan fillimisht nga ish-deputeti Myslim Murrizi. Personi që shfaqet në video duke goditur me shuplakë drejtuesin e motorit është identifikuar si Arjan Xheka. Ai është pronari i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej strukturave hoteliere të dëmtuara rëndë dhe të shembura pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Durrës. Nga të dhënat e bëra publike rezulton se incidenti nuk ka sjellë nisjen e një procedimi penal. Personi që u godit, i identifikuar nga Murrizi si Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-drejtues i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, nuk ka depozituar kallëzim në polici. Në mungesë të një denoncimi, për ngjarjen nuk...
Burimi:
kohajone.com