VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!
Influenceri holandez Tom van den Heuvel, i njohur në rrjetet sociale si Dutch Travel Maniac, i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë, duke përcjellë edhe një mesazh për emigracionin dhe “ruajtjen e kulturës” shqiptare. Van den Heuvel është bërë i njohur për përmbajtjen e tij ksenofobe dhe raciste, ku publikon video nga qytete të ndryshme europiane kundër emigrantëve. Mediat në Holandë dhe Belgjikë e kanë lidhur përmbajtjen e tij me narrativa të ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit. Në një video të publikuar gjatë protestës në Tiranë, ai u drejtohet shqiptarëve duke i paralajmëruar për atë që, sipas tij, ka ndodhur në Europën Perëndimore për shkak të emigracionit. “Kam dëgjuar nga shoku im se gjithnjë e më shumë emigrantë po hyjnë edhe në vendin...
Burimi:
javanews.al