VIDEO/ Berisha vijon turin në Amerikë, ndalet në Teksas me shqiptarët e diasporës

VIDEO/ Berisha vijon turin në Amerikë, ndalet në Teksas me shqiptarët e diasporës

Sali Berisha vijon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndalesa e radhës ishte Teksasi, me një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Gjatë takimit, Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me shqiptarët që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë shtet, ndërsa vlerësoi pjesëmarrjen dhe mikpritjen e komunitetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë në kuadër të kontakteve të tij me diasporën shqiptare në SHBA. “Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas!”, shkroi Berisha. Vizita në SHBA zhvillohet në një moment kur Berisha po zhvillon takime me komunitete shqiptare dhe përfaqësues të politikës amerikane. Axhenda e tij lidhet edhe me...