VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

Debati mbi hetimet e SPAK dhe akuzat e opozitës u shoqërua mbrëmjen e djeshme me një përplasje verbale mes gazetares Klodiana Lala dhe deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në studion e News24. Gjatë diskutimit, Lala e lidhi përplasjen politike mes Bardhit dhe Belinda Ballukut me rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar në qarkun e Fierit, ku deputeti demokrat drejtoi fushatën e PD-së.“Ju jeni në një përplasje me Belinda Ballukun, sepse ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, i tha gazetarja Bardhit. Me këtë metaforë, Lala iu referua rezultatit të PD-së në Fier, ku demokratët morën katër mandate në zgjedhjet e fundit. Sipas argumentit të gazetares, rezultati elektoral në Fier mund të ketë ndikuar në përplasjen politike mes Bardhit dhe Ballukut. Bardhi...