VIDEO/ Atentat shqiptarit në Athinë, gjendet i plagosur në Athinë

VIDEO/ Atentat shqiptarit në Athinë, gjendet i plagosur në Athinë

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë, telefonata u bë në orën 20:35, për të shtëna në rrugën Lenorman, në Kolonos. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën 36-vjeçarin me origjinë shqiptare të plagosur brenda një automjeti. Në zonë u gjetën edhe dy gëzhoja. I plagosuri u transportua me ambulancë në spital, ku mori ndihmën mjekësore për plagën në bark. Në kuadër të...