VIDEO/ “Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës pas vendimit për ish-krerët e UÇK

VIDEO/ “Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës pas vendimit për ish-krerët e UÇK

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësi ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e bëjnë përgjegjës për situatën e krijuar pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër Kurtit, përfshirë “Albin, hajde poshtë”. Protestuesit e akuzojnë kryeministrin se nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Më herët, një protestë e ngjashme u zhvillua pranë ndërtesës së EULEX-it në zonën industriale të Prishtinës, ku gjithashtu u hodhën gurë në drejtim të godinës së Misionit të Bashkimit Evropian për...