VIDEO/ 6 fshatra në Fier në luftë me flakët, Rama: Vijon ndërhyrja nga ajri. Urgjenca shëndetësore në gatishmëri të plotë
Qarku i Fierit këtë të premte është në luftë me zjarret. Flakët kanë nisur në fshatin Fermë Çlirim dhe të favorizuara nga erërat e forta, janë përhapur me shpejtësi në drejtim të Radostinës, Levanit, Peshtanit të Vogël, Frakullës dhe Zhupanit. Si pasojë e tymit të dendur, tre persona kanë pësuar asfiksi dhe janë dërguar në spital. Përhapja e flakëve ka shkaktuar dëme në disa banesa dhe biznese në zonat e prekura. Deri më tani, raportohet se 10 familje janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, ndërsa vijon operacioni për vënien nën kontroll të situatës. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga ndërhyrja, duke bërë të ditur se forcat po punojnë për izolimin e zjarreve në zonat e Drizës, Vadhizës dhe Radostinës. Ndërhyrja po kryhet edhe nga...
Burimi:
kohajone.com