Vicario i ashpër me Juventusin: Nuk mund të pësojmë gola të tillë, me këtë fanellë s’ka justifikime
14 Shtator 2026 7:40 Alfred Lleshi Guglielmo Vicario ishte kritik pas humbjes dramatike ndaj Sassuolos: “Juventusi nuk mund të pësojë dy gola në atë mënyrë. E kuptoj dëshirën për të shkuar drejt fitores, sepse kemi detyrimin të provojmë ta arrijmë, por humbëm disi ekuilibrin. Ishim shumë të shpenguar, edhe pse kishim folur shumë për këtë gjatë javës”. Portieri vlerësoi reagimin pas golit të pësuar, por kërkoi më shumë qetësi: “Kemi skuadër cilësore, ndaj duhet të jemi më të qetë dhe të matur, sepse herët a vonë mund të krijojmë raste. Reagimi ishte pozitiv, por në atë moment ndeshja ishte në favorin tonë dhe duhet të ishim më të ekuilibruar. Kemi cilësi dhe mund të krijojmë raste, si ai i Woltemades”. Për mungesat, përfshirë Locatellin, portieri...
Burimi:
telesport.al