“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

Dy përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje janë paraqitur në Prokurorinë Speciale. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin Ilir Kërçeli, dorëzuan materiale lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të kryeqytetit. Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha se ky denoncim ka të bëjë me kontratën për ndriçimin publik në Komunën e Prishtinës. Ai tha se janë të bindur se ka prova dhe fakte të mjaftueshme që kjo është një “kontratë abuzive”, përmes së cilës është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës. “Siç e dini, për ndriçimin publik janë dy kontrata të cilat janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut të vitit 2024,...