“Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit

“Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit

Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit. Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.