Vetëm 100 mijë euro të konfiskuara zyrtarëve, ku përfundojnë miliona eurot e tjera?

Vetëm 100 mijë euro të konfiskuara zyrtarëve, ku përfundojnë miliona eurot e tjera?

Vetëm 100 mijë euro pasuri të konfiskuara nga zyrtarët e lartë, ndërsa dhjetëra milionë euro asete të krimit të organizuar vijojnë të jenë në proces sekuestrimi. Shifrat e diskutuara në NTV kanë rikthyer pikëpyetjet mbi efektivitetin e luftës kundër korrupsionit dhe kohën që u duhet institucioneve për t’i kaluar përfundimisht pasuritë në pronësi të shtetit. Gjatë diskutimit në emision, moderatori iu referua të dhënave të raportit të SPAK-ut për vitin 2025, sipas të cilave për zyrtarët e lartë rezultojnë rreth 1.1 milion euro pasuri të sekuestruara, por vetëm 100 mijë euro të konfiskuara. Një panoramë tjetër paraqitet në kategorinë e krimit të organizuar. Sipas shifrave të lexuara në studio, vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arrin në rreth 45.4 milionë euro. Nga kjo shumë,...