“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal
Yunisha, 16 vjeçe, është një nga rreth 900 nxënësit që u shpëtuan falë vendimit të drejtorit të shkollës për t’i evakuuar në kohë, përpara se përmbytja të godiste zonën në Nepal. “Unë, së bashku me miqtë e mi, shpëtuam 10 sekondat e fundit”, i tha ajo BBC-së. Yunisha tregon se, së bashku me nxënës të tjerë, vrapoi nëpër një rrugë të ngushtë dhe me baltë pas shkollës. “Brenda një kohe të shkurtër, çdo gjë u fshi nga toka para syve të mi”, rrëfen ajo. 16-vjeçarja u intervistua së bashku me nënën e saj, Sabina Shrestha, e cila tregon për ankthin e përjetuar pasi dëgjoi lajmin për përmbytjen. “Isha në panik. U përpoqa të telefonoja disa herë vajzën time dhe babanë e saj, por të dy nuk ishin...
Burimi:
javanews.al