“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka deklaruar per Top Channel se ishte vetë iniciatori i ndryshimeve ligjore që ashpërsuan dënimet për mosdeklarimin e pasurisë, vepër penale për të cilën më vonë u dënua me dy vite burg. Llalla, i cili jeton në Romë, pranoi se gjatë kohës kur drejtonte Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte kërkuar që mosdeklarimi i pasurisë të dënohej jo vetëm me gjobë, por edhe me burgim deri në tre vite. “Është e vërtetë, iniciativa ligjore për ndryshimin e ligjit për mosdeklarimin e pasurive është kërkuar prej meje. Në fakt, realisht kërkova ashpërsimin e masës nga gjobë deri në tre vjet burgim. Mora shkas sepse shumë zyrtarë i shmangeshin deklarimit të pasurive”, u shpreh Llalla. Sipas ish-kryeprokurorit, ashpërsimi...