Veriu i vendit në kaos nga moti i keq! 3 qytete pa drita, përmbytjet bllokojnë rrugën drejt Thethit

Veriu i vendit në kaos nga moti i keq! 3 qytete pa drita, përmbytjet bllokojnë rrugën drejt Thethit

Reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë probleme në veri të vendit, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, rënie gurësh në rrugë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Situata më problematike paraqitet në qarkun e Kukësit, ku disa njësi administrative dhe lagje në Kukës, Has dhe Tropojë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike. Përveç ndërprerjeve të energjisë, reshjet kanë shkaktuar edhe rrëshqitje inertesh dhe rënie gurësh në disa akse rrugore kombëtare. Në Tropojë, problematika janë evidentuar në segmentin Margegaj–Valbonë, ku gurët e rënë në rrugë kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Situatë e vështirë është regjistruar edhe në zonën e Thethit, në Shkodër. Si pasojë e reshjeve, përroi ka dalë nga shtrati, duke...