Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator
Radio Evropa e Lirë ka udhëtuar nëpër Kosovë, nga fshatrat e Drenicës dhe zonat e tjera të prekura nga lufta, deri në qytete ku një brez i lindur pas luftës e sheh atë periudhë nga larg, për të sjellë qëndrimet e qytetarëve përpara vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 16 shtator, pas më shumë se dy vjetësh gjykim, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin për katër nga figurat më të njohura të luftës së Kosovës. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm. Rreth 2 mijë kilometra larg Hagës, në Burojë të Skënderajt, vendlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Burimi:
javanews.al