No Image Available

VERA U ZHDUK PAS INVENTARIT, ARRESTOHET KUSHËRIRI I ERGYS AGASIT

Zhdukja e një sasie vere, me vlerë të raportuar në miliona euro, nga kantina e Ergys Agasit ka çuar në arrestimin e kushëririt të tij, Eno Agasi. Ai ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës. Në qendër të dosjes është largimi i verës pasi autoritetet kishin kryer inventarizimin. Sipas raportimeve mbi hetimin, malli ishte lënë përkohësisht në kantinë, pasi transportimi nga doganat nuk mund të kryhej gjatë natës. Kur punonjësit u rikthyen të nesërmen për ta tërhequr, sasia e inventarizuar nuk ndodhej më aty. Eno Agasi dyshohet se është përfshirë në largimin e verës. Një tjetër element i raportuar në këtë çështje është heqja e pamjeve të kamerave të sigurisë, që lidhet me dyshimet për pengimin...