Veproi për llogari të Aurel Hoxhës? SPAK çon për gjykim Eugert Sinon: Drejtues dhe financues i një grupi kriminal

Veproi për llogari të Aurel Hoxhës? SPAK çon për gjykim Eugert Sinon: Drejtues dhe financues i një grupi kriminal

TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Eugert Sinon, i lidhur me arsenalin e armëve të zbuluar më 29 tetor në një furgon të parkuar në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet.  Sipas njoftimit të SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Eugert Sino, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte siguruar 5 armë të gjata ose snajpera, 6 armë automatike, 12 pistoleta, 17 krehra, 4 tyta armësh dhe 7820 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm. Në dëshminë e tij para hetuesve, 34-vjeçari, i cili rezulton që të ketë qenë i punësuar më herët në lokalin “Monopol”, në pronësi të Aurel Hoxhës, ka pretenduar asokohe se nuk kishte djeni për armët brenda në mjet edhe pse pohoi që kishte çelësat. Sino mohoi...