Vendimi tronditës! Gjykata Speciale dënon Hashim Thaçin, Jakup Kraniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu edhe Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim. Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Gjykata Speciale e Hagës ka dënuar me 18 vjet burgim Kadri Veselin. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Ndërsa Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi...
Burimi:
kohajone.com