Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, DASH: Mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një përgjigje për A2 CNN, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Gjykatës Speciale dhe rikonfirmuan mbështetjen për drejtësinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. “Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës sot”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit. SHBA thekson se mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa rikonfirmon mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimin e gjykatës, të...
Burimi:
javanews.al