Vendimi i LDK-së për të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, Lushaku jep detaje
Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme. “Vendosëm si grup që të marrim pjesë në këtë seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqenëse Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj. Ne kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë dhe institucioneve t’iu kthehet funksionaliteti i tyre”, tha ajo.Ajo e la të hapur mundësinë që konstituimi i Kuvendit të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, pas vonesave për funksionalizimin e legjislativit. “Të gjitha këto janë tema që do t’i vendosim. Normalisht se jemi për kushtetutshmëri, por jemi edhe për konstituim të institucioneve”, theksoi...
Burimi:
kohajone.com