Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, qytetarët prej dy javë në protestë: Po na soset durimi

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, qytetarët prej dy javë në protestë: Po na soset durimi

Kosova E Martë, 29 Shtator 2026 22:00 Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. Edhe në natën e 14-të të protestës ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, ndërsa Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 99 vota pro deklaratën lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” u bëri sërish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale. “Vetëm shikojeni njëri-tjetrin në sy: këtu nuk ka plogështi! Në këtë shesh ka vetëm një gjë që po zien çdo ditë e...