Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së, që e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kanë kryer verifikime në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur aty, ndërsa ai raportohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa muajsh. Një ditë më parë, Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, duke e dënuar me 11 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa përfundimtare u ul në 7 vite e 4 muaj. Por, sipas përllogaritjeve të SPAK, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. Vendimi i...
Burimi:
gijotina.com