Vendi në formacion fitohet në fushë, jo me emër/ Maran ‘shuan’ Brojën dhe ‘ndez’ kombëtaren

Vendi në formacion fitohet në fushë, jo me emër/ Maran ‘shuan’ Brojën dhe ‘ndez’ kombëtaren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë sinjale për ndryshime në skuadër në prag të ndeshjeve zyrtare të Nations League. Në një intervistë trajneri italian tha se pas muajve të analizave tashmë ka një ide më të qartë për lojtarët dhe formën e tyre. Maran ka ndjekur nga afër ndeshjet e futbollistëve kuqezi dhe bëri të ditur se në ditët në vijim do të udhëtojë në rreth shtatë vende për t’i monitoruar. Një nga mesazhet kryesore të tij ishte rëndësia e aktivizimit të lojtarëve në klubet e tyre. Maran u shpreh se shpreson që futbollistët që aktualisht janë pa ekip të sistemohen sa më shpejt, ndërsa për lojtarët që luajnë pak minuta, përfshirë Armando Brojën, theksoi se vazhdimësia është thelbësore për Kombëtaren. Trajneri paralajmëroi gjithashtu mundësinë...