Vëllai i Khvicha Kvaratskhelia drejt hapit të madh në karrierë. Klubi londinez “prenoton” yllin e ri gjeorgjian
9 Shtator 2026 19:08 Telesport Përveç transferimeve të lojtarëve me emër dhe tashmë të sprovuar, Chelsea është po ashtu e vëmendshme për talentet e reja. Objektivi i radhës i klubit londinez është Tornike Kvaratskhelia, vëllai i yllit të PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia. 16-vjeçari i cili luan si sulmues i majtë te Dinamo Tbilisi, ka ngjallur interesin e disaa klubeve të mëdha. Së fundmi, ai ka qenë për një provë edhe te Bayern Munich. Pikërisht për këtë arsye, Chelsea kërkon të sigurojë sa më shpejtë shërbimet e yllit të ri gjeorgjian dhe ideja e “Bluve” është të sigurojnë kartonin e tij gjatë merkatos së janarit dhe më pas ai mund të qëndrojë diku tjetër i huazuar, për të fituar përvojën e duhur. Përveç Chelsea-s, për më të...
Burimi:
telesport.al