Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

Zjarrfikësit e Tiranës do të shpërblehen financiarisht për angazhimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve. Nisma vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi do t’i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim. Shpërblimi vjen si vlerësim për efektivët që u angazhuan në terren në luftën me flakët, në një periudhë me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme. Zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të ndërhyrjeve, duke punuar për shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës. Nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.