Veliaj rimori kompetencat, sfidat që presin Bashkinë e Tiranës! Nga pagat te ndihma ekonomike, vendimet që duan firmën e kryebashkiakut, çfarë thotë avokati Ndreca

Veliaj rimori kompetencat, sfidat që presin Bashkinë e Tiranës! Nga pagat te ndihma ekonomike, vendimet që duan firmën e kryebashkiakut, çfarë thotë avokati Ndreca

Urdhri i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, për shfuqizimin e kompetencave që i kishte deleguar nënkryetares Anuela Ristani më 14 shkurt 2025, është publikuar tanimë edhe në tabelat e njoftimeve publike të vendosura në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës. Për shkak të moskoordinimit me kryetarin e legjitimuar nga Gjykata Kushtetuese, duke nisur nga e premtja e 28 gushtit, Anuela Ristani është vetëm nënkryetare në Bashkinë e Tiranës. Por që nga kjo e hënë administrata në Bashkinë e Tiranës duket e çoroditur, pasi ata nuk marrin dot asnjë vendim që duhet firmosur nga titullari. Këtë të drejtë nga kjo e hënë e ka vetëm Erion Veliaj, i cili juridikisht është kryetar i Bashkisë së Tiranës, por që e ushtron atë në distancë. Të parët...