Veliaj nuk dorëzohet/ Avokatët nisin procedurat për Gjykatën Europiane
Avokatët e huaj të Erion Veliajt pritet ta çojnë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg çështjen që lidhet me masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Hapi i radhës i mbrojtjes është parashikuar për 10 shtator, kur avokatët pritet të nisin procedurat për paraqitjen e ankimit në gjykatën ndërkombëtare. Për këtë qëllim, mbrojtja ka kërkuar një takim të dytë me Erion Veliajn në ambientet e SPAK-ut, i cili është planifikuar po për datën 10 shtator. Gjatë takimit, kryebashkiaku pritet të firmosë dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e procedurave ligjore lidhur me masën e arrestit. Vendimi për t’iu drejtuar Strasburgut vjen pas dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në favor të Veliajt, të cilat, sipas mbrojtjes, janë përfshirë në argumentimin që do t’i...
Burimi:
ntv.al