Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi
Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë. Kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda burgut, që vjen në një formë proteste për transferimin e padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit. Ndërkohë, në mëngjes, Veliaj u vizitua nga nëna e tij, e cila mbante me vete një çantë të mbushur me ushqime. Ndërsa pak orë më vonë, erdhi dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte së bashku me foshnjën.
Burimi:
gijotina.com