Veliaj në gjendje të rënduar shëndetësore? Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, u është drejtuar me dy shkresa Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë mjekësor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kërkesa lidhet me ekzaminimet e kryera më 7 nëntor në spital, pas të cilave, sipas informacioneve të përcjella nga avokati, është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Ndreca kërkon që t’i dërgohen raporti dhe imazhet e rezonancës magnetike, konstatimet e mjekut ortoped dhe rekomandimet për trajtimin e mëtejshëm. Dokumentacioni, sipas tij, nevojitet për t’u konsultuar edhe me mjekë specialistë të pavarur në Tiranë, në mënyrë që të vlerësohen gjendja shëndetësore e Veliajt dhe urgjenca e ndërhyrjes së mundshme. Në shkresën e parë, avokati pretendon se, pavarësisht kërkesës së datës 7 nëntor,...
Burimi:
ntv.al