Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut

Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut

Çështja e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të përfshijë edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kanë paralajmëruar se do ta çojnë në Strasburg çështjen e masës “arrest në burg”, duke kundërshtuar vijimin e qëndrimit të tij në paraburgim. Në kuadër të përgatitjeve për këtë hap ligjor, avokatët kanë kërkuar të takohen me Veliajn në paraburgim gjatë kësaj të enjteje. Takimi lidhet edhe me dokumentacionin që duhet të përgatitet për ndjekjen e çështjes në nivel ndërkombëtar, ndërsa kërkohet edhe firma e kryebashkiakut të Tiranës. Kështu, beteja ligjore e Veliajt nuk mbetet vetëm brenda sistemit shqiptar të drejtësisë, por pritet të zhvendoset edhe në Strasburg, ku mbrojtja synon të kundërshtojë masën e sigurisë...