Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?
Pas 19 muajsh në qeli, kryebashkiaku i Tiranës humbi edhe betejën e fundit për një masë më të butë sigurie. Avokatët ngrenë pikëpyetje mbi proporcionalitetin dhe përputhjen me jurisprudencën e Kushtetueses. Arsyetimi i plotë pritet brenda 60 ditëve, ndërsa procesi për themelin vijon pa një vendim për fajësinë. Gjykata e Lartë në unanimitet la në fuqi masën arrest me burg ndaj Erion Veliajt, Kryetar bashkie në detyrë, kjo dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila në dy vendime të tjera i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme më shumë argumentim në lidhje me proporcionalitetin e masës së dhënë. Sipas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të vetë Gjykatës së Lartë, dhënë në maj të këtij viti, për masat e sigurisë duhen vlerësuar konkretisht rrezikshmëria e...
Burimi:
javanews.al