Veliaj kallëzon në Prokurori Drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Veliaj kallëzon në Prokurori Drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në kallëzimin penal, Veliaj pretendon se transferimi është kryer në kundërshtim me ligjin dhe kërkon hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për vendimin e marrë.