Veliaj kallëzon drejtoreshën e Burgjeve: Shpërdoroi detyrën, u transferova në Fier në mënyrë të paligjshme
Erion Veliaj dhe Sadleva Bodo TIRANË-Kryebashkiaku Erion Veliaj kallëzon penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Sipas Veliajt, Bodo ka shpërdoruar detyrën duke e transferuar në mënyrë të paligjshme nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Veliaj pretendon se transferimi i tij është kryer në shkelje të ligjit, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për këtë vendim.
Burimi:
zeri.ai