Veliaj firmos nga qelia: Rikthen Sara Goxhajn dhe emëron Sadi Vorpsin në Bashkinë e Tiranës

Veliaj firmos nga qelia: Rikthen Sara Goxhajn dhe emëron Sadi Vorpsin në Bashkinë e Tiranës

sadi vorpsi-sara goxhaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga qelia një tjetër vendim për Bashkinë e Tiranës. Ai ka rikthyer në detyrë Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist dhe ish-prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsin. Të dy kanë nisur sërish ushtrimin e funksioneve si nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës, duke rifilluar detyrën këtë të hënë. Sara Goxhaj e ka mbajtur edhe më herët postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, deri në rikthimin e Anuela Ristanit, kur kompetencat e saj iu tërhoqën. Goxhaj ka ushtruar disa detyra brenda institucionit, teksa prej vitesh është pjesë e administratës vendore dhe e ekipit socialist në Bashkinë e Tiranës. Tashmë, me vendimin e ri, ajo rikthehet sërish në postin e nënkryetares së bashkisë. Nga ana tjetër, Sadi Vorpsi ka një eksperiencë të mëparshme...