“Veliaj dyshohet se është vendosur në qeli izolimi”, avokati Ndreca ngre shqetësimin: Pa dritare dhe pa kushte normale për të paraburgosurit
Avokati Plarent Ndreca, ishte në një lidhje live me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin”, për të komentuar transferimin e Erion Veliajt në paraburgimin e Fierit. Ndreca u shpreh se nuk u është vënë në dispozicion asnjë akt mbi bazën e të cilit është bërë transformimi i Veliajt. “Fakt ky që tregon minimalisht mungesë transparence dhe maksimalisht një shkelje e rëndë të të drejtave të zotit Veliaj. Ai ka të gjithë të drejtën ligjore dhe kushtetuese për t’u njohur me aktin mbi bazë të cilit ai transferohet, shkaqet ku është bazuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të bërë këtë transferim, për sa kohë që Veliaj nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe konsensus për këtë lloj transferimi”, tha avokati. Teksa po intervistohej, Ndreca ishte rrugës për...
Burimi:
ntv.al