“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore
Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, u ka dërguar dy shkresa drejtorisë së burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë mjekësor të klientit të tij. Në letrat drejtuar institucioneve, Ndreca ngre shqetësimin për vonesat në marrjen e rezultateve të ekzaminimeve të kryera më 7 nëntor në IEVP Fier, duke theksuar se ato kanë evidentuar nevojën për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Avokati kërkon dorëzimin e raportit dhe imazheve të rezonancës magnetike (MRI), si dhe konstatimeve e rekomandimeve të mjekëve specialistë, për t’i konsultuar ato me mjekë të pavarur në Tiranë. Ai paralajmëron gjithashtu se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar do të kërkojë verifikimin e përgjegjësive institucionale dhe individuale. Letra 1: “Të nderuar, Pavarësisht...
Burimi:
javanews.al